Rama sqaron marrëveshjen me Italinë: Çdo gjë në përputhje me konventat ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të tjera sa i takon marrëveshjes me italinë për emigrantët. Nga Parisi, aty ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, kreu i qeverisë dha një intervistë për televizionin italian RETE4 dhe hodhi poshtë zërat se në Shqipëri emigrantët që do të vijnë, do të jenë vetëm burra dhe djem.
“Kjo nuk është e vërtetë. Kryeministrja foli për të mitur dhe gra shtatzëna që nuk do të përfshihen në këto udhëtime në qendrën e pritjes në Shqipëri. Këto janë vetëm gratë shtatzëna. Është shumë e rëndësishme sepse edhe në Shqipëri kjo gjë u keqkuptua me njëfarë shqetësimi, që do të ishte i drejtë nëse do të ishte i vërtetë”, tha Rama.
Kryeministri Rama sqaroi se kjo marrëveshje është hartuar nga një grup ekspertësh të të dyja vendeve dhe se respekton konventat ndërkombërare.
“Pikërisht sepse edhe ne duam të respektojmë dinjitetin e këtyre njerëzve, ne ishim shumë të kujdesshëm me numrat dhe modalitetet. Dhe më pas ishte një grup ekspertësh italianë dhe shqiptarë që punuan për marrëveshjen nga të gjitha këndvështrimet dhe gjithashtu nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare.Ne e dimë se jemi shumë të vegjël për të qenë zgjidhja, por ne duhet të japim një dorë. Nderojmë veten dhe nderojmë këtë miqësi të thellë me Italinë”, deklaroi Rama.
Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe Kryeminsitres italiane Giorgia Meloni është kritikuar ashpër qoftë nga opozita në Shqipëri edhe ajo në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë