Nis regjistrimi i tokave në fshat, Lame: Nuk ka më pengesa ligjore, certifikojmë të gjitha parcelat
Rreth 200 mijë parcela toke në fshat, ende janë të paregjistruara për shkak të problemeve ligjore të krijuara ndër vite. Por, Agjencia e Kadastrës deklaron se ky kaos do të marrë fund me reformën që ka nisur të zbatohet tashmë me ligjin e ri.
Pas përmbylljes së procesit të legalizimeve, sfida e radhës për banorët e zonave rurale, është certifikimi i tokës bujqësore.
Problemet e krijuara me ligjin e vitit 2008, për drejtorin e Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, tashmë do të marrin fund me reformën që nis të zbatohet përmes ligjit 20/2020 për tokën Bujqësore.
“Ligji 20/2020 në fushën e pronësisë në fshat filloi të jepte efekte që vitin shkoi. Vjet në raport me vitet paraardhëse u bë i mundur certifikimi i një numri i pronash i pakrahasueshëm me vitet parardhëse”, u shpreh Artan Lame, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Por cilat janë disa nga risitë që japin garanci dhe siguri në ndarjen e titujve të pronësisë në fshat?
“Për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titull-mbajtësit. Pra pronarët do ta disponojnë lirisht pronën. Nuk shqyrtohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë”, tha Lame.
Nga procesi i ndarjes së tokës me ligjin 7501, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, por sipas Agjencisë së Kadastrës, gjysma e tyre janë ende të pacertifikuara.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera