Rritet numri i ndërhyrjeve kirurgjikale, Dogjani: Ka ndikuar edhe pandemia e Covid

10 Nëntor 2023 | 16:37

Ndërhyrjet kirurgjikale vitet e fundit kanë ardhur duke u rritur. Agron Dogjani profesor në kirurgji, vë në dukje se ka disa arsye që kanë rritur sëmundshmërinë që ka nevojë për kirurgji, por paralelisht me këtë është rritur edhe siguria.

“Kjo ka një sërë arsyesh një ndër to është rritja e jetëgjatësisë dhe investimet që janë bë vitet e fundit, kanë rrit në mënyrë të ndjeshme nivelin e diagnostikes. më parë hynim në një ndërhyrje pa qenë të qartë në diagnozë ndërsa tani hymë me një saktësi marramendëse”,-tha Agron Dogjani, profesor i Kirurgjisë.

Por cilat janë sëmundjet që zënë peshën më të madhe në kirurgji?

“Dihet që trauma ka vendet e veta në sëmundshëmri vdekshmëri zë vendin e parë në grupmosha deri në 44 vjeç, por nuk duhet të harrojmë dhe tashmë jo se janë në plan të parë por në vend të favorshëm sëmundjet onkologjike”,-tha Agron Dogjani Profesor i Kirurgjisë.

Pandemia e Covid 19, duket se ka ndikuar jo vetëm në rritjen e sëmundshmërisë por edhe në ndryshimet  genetike.

“Jemi në periudhë pas covid  dhe shumë ndryshime genetike që do i shikojmë dhe në vite, dhe në shumë raste pacientë që kanë qenë të shëndetshëm pas një sëmundje Covid  kanë pas mutacione genetike që manifestohen me rritje të sëmunshmerisë kirugjikale në lokalizime të ndryshme.

Protokollet e  vjetëruar duket se janë një ndër problemet e shëndetësisë aktualisht. Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë që paralel me avancimin e teknologjisë duhen update-uar edhe protokollet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026