“Rrugëtimi im”, piktori i mirënjohur Pashk Përvathi promovon librin autobiografik
“Mjeshtri i madh” i penelit dhe i artit figurativ na befasoi në një fushë të re të artit, atë të penës. Libri “Rrugëtimi im’’ një jetëshkrim mjaft voluminoz që i ka marrë piktorit 13 vite për ta shkruar u promovua në sallën “UNESCO” në Muzeun Historik Kombëtar, ku morën pjesë artistë të shquar të arteve figurative, ish-ministra, deputetë dhe botues të rëndësishëm.
“E kam thënë diku në libër, po e them edhe sot, lajthita një ditë dhe shkruajta një libër. Nuk pyeta asnjeri se si bëhet një libër, e di pse se edhe ne piktorët në zhanrin që bëjmë ne duke u përpjekur të mos ngjasojmë me askënd tjetër, thash të mos pyesim asnjë se si bëhet ky libri, po e bëra si dit unë”,-tha Pashk Përvathi.
Jemi mësuar ta shohim në peizazh me tablotë e tij që herë shpërfaqin një dritë të brishtë, e herë një dritë verbuese, sot shohim një Pashk i cili ka shkruar rrugëtimin e tij, me kujtimet e tij personale ku nuk mungojnë poeti i mirënjohur lezhjan Rudolf Marku dhe miku i tij i fëmijërisë shkrimtarin Preç Zogaj.
“Pashku është vepra e tij, është vepra që zgjon kureshtjen për të mësuar për jetën e tij, për veprën e tij”,-tha Preç Zogaj.
Libri mjaft i vlerësuar rrëfen me emocion e natyrshmëri hapat e piktorit, rrugëtimin e tij të pandalshëm ku nisja dhe mbërritja do të takohen në të njëjtën pike, në Lezhën e tij të dashur.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta