Libri i Ekrem Bardhës zbulon detaje për rolin e SHBA dhe diasporës për Kosovën

20 Tetor 2023 | 18:14

Dje në Tiranë është promovuar libri i aktivistit të çështjes shqiptare Ekrem Bardha, “E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora”. Libri sjell fakte të panjohura lidhur me kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA për Kosovën.

 “Fakte që vërtetojnë, roli qe ka luajtur diaspora e Amerika nuk dihet ose është vënë nën hije, dhe është detyrë patriotike për mua që unë të vërtetoj se si u realizua pavarësia e Kosovës,” – u shpreh ai.

Libri tregon përpjekjet e diasporës nga këshilli shqiptaro-amerikan, aktivistë si vatra patriotike dhe rolin e tyre për të penetruar në kongresin amerikan, senatin amerikan, bisedimet me diplomatë dhe padyshim presidentë të cilët autori Bardha i përmend në librin e tij.

Pjesë e panelit ishte figura si Nevila Nika, Pëllumb Xhufi, Namik Dokle, Enver Hoxhaj të cilët falënderuan për veprën e atdhetarit Bardha.

Vepra e tij është një libër i pasur me kujtime, që dëshmon rrugëtimin e vështirë drejt pavarësisë së Kosovës dhe rolin e protagonistëve kryesorë të diasporës shqiptare në Amerikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026