Vetidentifikimi etnik/Bido nxjerr në treg librin “Beteja për 20 përqindëshin”
“Beteja për 20 përqindëshin” quhet libri i prezantuar sot nën autorësinë e profesorit të asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido.
Prezantimi u moderua nga gazetari Aleksandër Çipa, ku të pranishëm ishin ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, një grup parlamentarësh të mazhorancës dhe të opozitës, të akademikëve, të studiuesve të historisë, të përfaqësuesve të klerit dhe të qarqeve diplomatike.
Libri i referohet tematikës së vetidentifikimit etnik, të përqindjes së pakicave greke në Himarë dhe në Konispol, si edhe të ndërhyrjeve të huaja potenciale në procesin e censit të popullsisë dhe të banesave, që përbën ngjarjen statistikore më të rëndësishme të vendit.
Bido shpjegoi se shtysa për realizimin e këtij studimi ishte identifikimi i grupimeve të caktuara të popullsisë shqiptare me identitet fluid.
“Fluiditeti i identitetit etnik është një koncept shkencor, shumë pak i trajtuar në Ballkan, nuk është vetëm tek ne. Në Ballkan është shumë pak i trajtuar, ku ne lidhim automatikisht popullsinë me origjinën. Për të dalë rrjedhimisht në përfundime statistikore të besueshme, të cilat na japin një ide më të qartë se sa janë individët që ndihen në një etni të caktuar,” – u shpreh ai.
Më tej, Bido u ndal në çështjen e vetidentifikimit etnik, duke pohuar se libri ka përfshirë në trajtesë qasjen klasike primordialiste dhe atë moderniste, me qëllim pasqyrimin sa më objektiv të problematikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë