Ukraina: Ushtria ruse po tenton ta rrethojë një qytet kyç në Donjeck
Forcat ruse po luftojnë në periferi të qytetit ukrainas të Avdijivkës, që gjendet në vijën e frontit. Po ashtu, forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e një fabrike strategjike pranë këtij qyteti, tha ushtria ukrainase.
Forcat e Moskës në rajonin jugor të Hersonit, ndërkaq kanë granatuar një fshat që është rimarrë nga forcat ukrainase një vit më parë.
Avdijivka, qendër industriale në rajonin lindor të Donjeckut, për një kohë të gjatë është simbol i rezistencës ukrainase, pasi për një kohë të shkurtër ishte marrë nën kontrollin e forcave pro-ruse më 2014.
“Forcat ruse jo vetëm që po luftojnë të marrin nën kontroll fabrikën, por nuk kanë hequr dorë nga tentimi për të kontrolluar Avdijivkën”, tha për median shtetërore, Oleksandr Shtupun, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.
Ai tha se forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse në fabrikën e madhe të kimikateve dhe se ndërtesa e kësaj fabrike ishte nën kontroll.
Ai shtoi se forcat ruse vazhdimisht po shënjestrojnë Avdijivkën me artileri dhe me avionë luftarakë, duke theksuar se bombardimet gjatë të enjtes mbrëma vranë dy civilë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më herët gjatë javës e përshkroi Avdijivkën si një prej zonave “më të nxehta” në fushëbetejë.
Avdijivka është shkatërruar pothuajse krejtësisht gjatë nëntë vjetësh luftime. Pavarësisht luftimeve, afër 1.500 nga 30.000 banorë sa ishin para luftës, vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta