42 krime mjedisore në Gjirokastër, zjarrvënie dhe ndërtime në parqet e mbrojtura
Në Gjirokastër, vetëm në vitin 2023, lokale janë evidentuar 42 vepra penale të lidhura me krimet mjedisore. Një nga qytetet me një sërë vlerash natyrore dhe mjedisore, parqe të mbrojtura, kohët e fundit kanë re pre e dashakeqëve.
Mes tyre përfshihen shkatërrimi i pronës me zjarr, ndërtime të paligjshme, shpërdorimi i tokës, etj, raste të evidentuara në bashkitë e Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit.
“Përsa i përket territorit që mbulon Komisariati i Policisë Gjirokastër ka specifikë në lidhje me veprat penale të krimeve mjedisore sepse kemi në territor zona të mbrojtura, pyje si dhe zona muzeale, e cila mbrohet nga UNESCO, për realizimin e detyrave përsa i përket këtyre tendencave nga Komisariati i Policisë Gjirokastër është bashkëpunuar edhe me institucionet të tjera”,-Elvis Peza, shef i komisariatit të Gjirokastrës.
Prioritet nga strukturat ligj zbatuese në bashkëpunim me aktorë të tjerë, shoqërinë civile dhe komunitetin po i kushtohet mbrojtjes së vlerave natyrore dhe muzeale të Gjirokastrës në shërbim të zhvillimit të turizmit, si një sektor fitimprurës për ekonominë lokale.
“Është bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi me të gjithë operatorët turistikë përsa i përket këtij territori, kemi gjetur mirëkuptimin e tyre, Gjirokastra është kthyer në atraksion turistik, vitet e fundit kemi patur një sezon turistik të suksesshëm, të mirë menaxhuar nga ana e punonjësve të policisë por jo vetëm pasi në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe faktorët”,-Elvis Peza, shef i komisariatit të Gjirokastrës.
Rëndësi për parandalimin e krimeve mjedisore po i kushtohet dhe sensibilizimit të opinionit publik për domosdoshmërinë e mbrojtjes së mjedisit si vlera natyrore dhe turistike. Duhen update-uar edhe protokollet.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës