“Kolapsi” i tretë për lojtarin e Egnatias, vendosi defibrilator e shpërfilli mjekët

11 Nëntor 2023 | 16:04

Futbollisti ganez Raphael Dwamena, dikur një lojtar premtues, ndërroi jetë këtë të shtunë gjatë ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani, për shkak të një ataku kardiak.

Por kjo ishte hera e tretë që Dwamena kishte humbur ndjenjat në fushën e blertë gjatë gjithë karrierës së tij.

Problemet e tij të zemrës u evidentuan nga mjekët në Angli, kur ai kreu seancat mjekësore për t’u bërë pjesë e ekipit të Brighton.

Më 21 gusht 2017, ekipi i Zürich ku luante Dwamena ra dakord me klubin e Premier League Brighton & Hove Albion për transferimin e tij. Ai ishte vendosur t’i bashkohej Brighton-it, me kusht që të kalonte një ekzaminim mjekësor, të merrte një leje pune dhe leje ndërkombëtare, megjithatë marrëveshja dështoi pasi mjekët evidentuan sëmundjen e tij të zemrës. Në vend të kësaj, ai mbeti një lojtar i FC Zürich.

Më 7 gusht 2018, Dwamena nënshkroi një kontratë katërvjeçare me skuadrën e La Ligës, Levante UD. 16 korrikun vijues, ai u huazua te klubi i Segunda División Real Zaragoza për një vit.

Në tetor 2019, pas ekzaminimeve të reja për gjendjen e tij të zemrës, mjekët rekomanduan tërheqjen e tij të menjëhershme nga futbolli. Ai megjithatë, vazhdoi pasi kishte vendosur në zemër një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por, sulmuesi i shpërfilli kërkesat që të hiqte dorë nga loja në fushën e blertë, duke rezultuar në një fund tragjik për të.

Më 25 qershor 2021 ai u kthye në Austri dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Blau-Weiß Linz. Më 28 tetor 2021, Dwamena u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë kundër TSV Hartberg ndërsa loja u ndërpre. Pas atij episodi ai u shkëput nga futbolli për t’u rikthyer te Egnatia në vitin 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026