Vdekja e futbollistit/ Zeka “përplaset” me Shakohoxhën, braktis studion

11 Nëntor 2023 | 22:04

Komentatori Dritan Shakohoxha është “përplasur” gjatë ditës së sotme në emisionin “Review” në EuroNews Albania me përfaqësuesin i ekipit të Egnatias, Xhevdet Zeka, lidhur me vdekjen në fushë të futbollistit ganez, Raphael Dwamena.

Kjo “përplasje” mes tyre ka bërë që Zeka të braktisë studion e emisionit, ende pa përfunduar i gjithë programi.

Përplasje mes tyre erdhi pasi Shakohoxha pretendoi se futbollisti nuk ka pasur një dokument mjekësor që vërtetonte se ai ishte i aftë për lojë, çka është hedhur poshtë nga Zeka, i cili tha se ai kishte bërë kontrolle të vazhdueshme.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Shakohoxha: Ajo që dua të them është se përderisa e refuzuan të luajë në Spanjë, në Angli, etj, si mund ta lejonin të luante këtu? Në futbollin amator të gjithë fëmijët bëjnë analiza dhe dorëzojnë pranë FSHF-së përgjigjet. Ky djali nuk e ka pasur atë dokument që tregonte se ai ishte i aftë të luante futfoll. Dyshoj që sot një doktor të dalë sot dhe të thotë që “po” unë i kam thënë të luaj. Ai që e ka firmosur nuk do të jetë në paqe jo vetëm me veten, por edhe me ligjin.

Zeka: Në Shqipëri ka gjithollogë që edhe kur s’dinë asgjë thonë se i dinë të gjitha. Ka një dosje i nderuari shtetasi Ganez Raphael Dëamene. Po gjeti Shakohoxha një dokument që ai nuk është i aftë që të mund të luaj… Ai ka bërë analiza edhe para 2 javësh dhe mjekët i kanë thënë luaj.

Unë në këtë moment nuk kam pse rri më në studio, prandaj le të vazhdojë Shakua me argumentat e tij si i gjithëditur, për të mos thënë ndonjë fjalë më tepër unë për Shakon. Lexo zotëri lexo. Ore pyet njëher në Klub, në Federatë, sepse sapo ka vdekur një njeri dhe dokumentat janë atje. Është me dokumenta, i vizituar, i ka të gjitha. Është turp që në ditën e vdekjes së një 28 vjeçari të thuash këto gjëra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026