Transparenca në procesin zgjedhor, nis publikimi i formularëve me votat e kandidatëve në Kosovë
Ka nisur publikimi i formularëve të rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve që morën pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor.
[
cite_header=Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve.
cite_author=Valmir Elezi
cite_description=Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
]
Ndërkohë, tani të gjithë i kanë drejtuar sytë drejt numërimit të votave të dërguara me postë dhe atyre me kusht. KQZ-ja deklaroi se ka pranuar 43 mijë e 500 pako me fletëvotime nga jashtë vendit, shumica dërmuese e të cilave kanë mbërritur në ditën e fundit të afatit.
“Ndonjë datë nuk kemi për faktin se po shohim për sa kohë do të na duhet që të bëjmë të gjitha këto procedura që janë këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por do të jemi këtu bashkë për t’iu njoftuar kohë pas kohe me ecurinë e procesit,” – u shpreh Elezi.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, do të shpallen pas numërimit të votave me kusht, votave përmes postës, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në QNR.
Lexoni gjithashtu:
Kosova pas zgjedhjeve, pritet të nisë numërimi i votave të emigrantëve
Kosovë, ende asnjë datë për nisjen e procesit të numërimit të votave të diasporës
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë