Protestë në Drashovicë/ Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit të Vlorës për Himarën

12 Nëntor 2023 | 15:55

Banorë të zonës së lumit të Vlorës janë organizuar në një tubim në qendër të fshatit Drashovicë.

Ata kanë bllokuar  rrugën në shenjë proteste kundër marrjes se ujit të Shushicës, duke e devijuar në drejtime të ndryshme, për të furnizuar me ujë zona bregdetare.

Banorët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të turizmit bregdetar, por kurrsesi nuk mund të mbeten ata pa ujë.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe ambientalistë nga Tirana e Vlora.

Ambientalisti Sazan Guri, u shpreh se qeveria mund të shfrytëzojë ujërat e Borshit që sipas tij derdhen kot dhe s’mund të lërë banorët e Lumit të Vlorës pa ujë.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve  asnjë reagim nuk ka ardhur  për ndalimin e asaj që ata e quajtën edhe  masakër natyrore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026