Administrata publike progres mesatar? Flet për Euronews Belinda Balluku

12 Nëntor 2023 | 20:23

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar progres raportin të Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.

E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, tha se disa procese si ai i Reformës në Drejtësi, vettingut, sistemit të drejtësisë kanë qenë procese të vështira.

E pyetur për pikën në raport se në administratën publike ka pasur një progres mesatar, Balluku nënvizoi se disa progrese duan kohë.

“Procesi i Reformës në Drejtësi ka qenë një proces shumë i vështirë. Po të marrim Vettingut, kemi 57% e anëtarëve të sistemit të drejtësisë që janë larguar nga ky sistem. Nga ana tjetër, krijimi i SPAK, krijimi i të gjithë institucioneve të drejtësisë të cilat funksionojnë në mënyrën më optimale. Këto janë arritje të rëndësishme. Në këtë raport ka një shprehje të konfirmimit në çka është arritur, duke pasur dhe parasysh që skuadrat dhe qeveria vet duhet të motivohen.

Ne jemi në proces dhe jemi duke adresuar  të gjitha gjetjet. Ka progrese që bëhen në një muaj, një vit dhe disa vite. E njëjta gjë është dhe me administratën publike. Kemi futur një frymë të re. Nuk bëhet fjalë sot që njerëzit të ikin nga puna përse i përkasin një bindje politike.”-tha Belinda Balluku.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026