Fitoi ndaj Izraelit, sa shanse ka Kosova të kualifikohet në Euro2024
Milot Rashica ka ndezur shpresat për kualifikim tek Kosova, pas fitores së regjistruar ndaj Izraelit. Dardanët triumfuan pas golit të shënuar nga sulmuesi i Besiktasit, por e dominuan plotësisht takimin. Me shumë mungesa në formacion mes tyre dhe mbrojtësi Rrahmani, por njëmbëdhjetëshja e Primoz Glihës funksionoi në mënyrë perfekte, duke mos e ndjerë boshllekun e lënë prej tyre.
3 futbollistë të kampionatit vendës e nisën si startues, duke u paraqitur pozitivisht, teksa goli i sfidës erdhi në minutën e 41’, aty ku Muriqi asistoi bukur për Rashicën me këtë të fundit që në ballafaqimin me porterin e ndali sferën në rrjetë. Rastet në vijim ishin të shumta, ku dardanët mund të shënonin dhe 2-3 gola të tjerë, por rezultuan të pasaktë.
Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 10 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa përpara renditen Izraeli me 11, Zvicra me 15 dhe rumunët udhëheqin me 16 pikë. Dardanët kanë dhe dy ndeshje në dispozicion, ndaj Zvicrës e më pas ndaj Bjellorusisë, ku nëse i fito ntë dyja përballjet shkon në 16 pikë. Helvetët kanë 3 përballje të mbetura, e vetëm dështimet njëpasnjë të tyre do të bënin që Kosova të ngjitej e dyta, pasi rezultatet në ndeshjet direkt me Rumaninë, janë penalizuese.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta