Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e Euro 2024, lihet jashtë Broja

10 Nëntor 2023 | 12:05

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Ajo që bie në sy është mungesa e Armondo Brojës, i cili nuk është thirrur në kombëtare. Shkak dyshohet që të jenë mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Silvinjo.

Broja duket se është zëvendësuar nga sulmuesi që luan në Suedi Arbnor Muçolli.

Gjithashtu mbrojtësi Ardian Ismajli ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është gati të jetë në fushë për kuqezinjtë.

Tekniku brazilian ka vendosur të mos bëjë ndryshime në portë, mbrojtje e mesfushë, duke i besuar të njëjtëve futbollistë të thirrur edhe në ndeshjet e kaluara të Kombëtares. E vetmja risi e Silvinjos është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg në Suedi.

Sakaq, të gatshëm për të mbrojtur portën kuqezi, trajneri Silvinjo do të ketë Etrit Berishën, Thomas Strakoshën e Elhan Kastratin. Emrat që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu Campeny, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë e sulm, tekniku i Kombëtares shqiptare ka thirrur plot 14 lojtarë, duke nisur nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi e Mirlind Daku.

𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka përzgjedhur lojtarë për ndeshjet kualifikuese të #Euro2024

Moldavi

𝟏𝟕 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟏𝟖:𝟎𝟎

Ishujt Faroe

𝟐𝟎 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟐𝟎:𝟒𝟓

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026