Përplasje me Brojën? Flet Silvinjo, tregon përgatitjet për ndeshjen me Bullgarinë
Pas fitores spektakolare kundër Çekisë, kuqezinjtë zbresin sërish në fushë të mërkurën, ku pritet të ndeshen në një miqësore me Bullgarinë.
Në një konferencë për media trajneri Silvnjo tha se ndeshja e radhës edhe pse është një miqësore, ka impenjimin maksimal nga ana e ekipit.
Ai nënvizoi se e kanë analizuar mirë Bullgarinë dhe pritet që ekipi të zbresë në fushë me 3 ose 4 ndryshime, pasi nuk mund të ndryshohet e gjithë skema e krijuar.
“Mund të ketë patjetër disa ndryshime, trajneri ka luajtur 3 vjet në Premier Ligë dhe kush nuk do të donte ta proivonte si eksperiencë. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, jemi të sigurt me ata sepse kanë ekspericën e duhur. Jemi të sigurtë me ata në portë. E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen 3-4 ndryshime, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.
Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat që do të luajnë nesër, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit”, tha Silvinjo.
Silvinjo hodhi poshtë zërat se mes tij dhe Brojës ka mosmarrëveshje. Ai tregoi sërish pse sulmuesi nuk iu bashkua ekipit në fushë në ndeshjen kundër Çekisë.
“Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 min u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Çelsit dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Çelsi, kjo e gjitha”, deklaroi Silvinjo.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë