Nuk ishte në listën e thirrur nga Silvinjo, Mihaj zbulon arysen

10 Nëntor 2023 | 17:32

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Enea Mihaj nuk ishte në listën e  Silvinjos për të qenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Mihaj ka zbuluar arsyen e vërtetë përmes një postimi në rrjetet sociale

“Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi. Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema”- shkruan Mihaj.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka publikuar listën e futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Ajo që bie në sy është mungesa e Armondo Brojës, i cili nuk është thirrur në kombëtare. Shkak dyshohet që të jenë mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit Silvinjo.

 

 

Broja duket se është zëvendësuar nga sulmuesi që luan në Suedi Arbnor Muçolli.

𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒

Trajneri Sylvio Campos Mendes Junior ka përzgjedhur lojtarë për ndeshjet kualifikuese të Euro2024

Moldavi

𝟏𝟕 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟏𝟖:𝟎𝟎

Ishujt Faroe

𝟐𝟎 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫, 𝟐𝟎:𝟒𝟓

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026