Probleme me shëndetin, Klemend Balili kërkon t’i ndërrohet institucioni i vuajtjes së dënimit

17 Shkurt 2021 | 13:50

I konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, Klemend Balili i dënuar me 10 vite burg me vendim të formës së prerë kërkon transferimin nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin në një burg të zakonshëm.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, thotë se Balili këtë kërkesë e ka bërë për shkak të problemeve shëndetësore, që sipas tij kërkojnë vizita të vazhdueshme mjekësore.

Për këtë, Gjykata e Elbasanit ka kërkuar të bëhet një ekspertizë mjeko-ligjore, permës së cilës të vërtetohet nëse qëndrojnë apo jo pretendimet e Balilit.

Ai u dënua me burg tetorin e vitit të kaluar si pjesë e një grupi kriminal, i cili trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë e Greqisë. Por, ky vendim u apelua nga Balili dhe çështja po shqyrtohet në apelin e Gjykatës së Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026