1.8 mld lekë për fermerët, subvencione për naftën dhe blegtorinë
Me rishikimin e buxhetit në muajin nëntor, qeveria do të ndajë deri në fund të vitit 1.8 mld lekë për fermerët dhe blegtorët. Këtë të fundit, duhet të aplikojnë për skemat që garantojnë subvencione.
Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë këtë vit subvencione për naftën dhe blegtorinë. Janë më shumë se 1,8 miliardë lekë, që garantohen nga buxheti i këtij viti, të cilat do të shpërndahen në bujqësi për nevojat e njerëzve që punojnë tokën e mbarështojnë kafshë e shpendë.
Shuma ndahet në 1 miliard lekë për skemën e naftës, për gjithë punimet e mekanizuara në fermë, dhe 800 milionë për kërkesat e blegtorëve.
Ndërkohë, skemat e mbështetjes në bujqësi do të vazhdojnë të aplikohen edhe në vitet në vazhdim. Referuar programit buxhetor afatmesëm deri në 2025, planifikohet shtimi i numrit të përfituesve nga Skemat Kombëtare në nga 4.800 përfitues në vitin 2022 në 6 mijë përfitues në vitin 2025.
Sipas ministrisë së Bujqësisë, nga subvencionet e naftës për bujqësinë, deri në vitin 2025 pritet të përfitojnë edhe 18.500 përfitues.
Kjo skemë është një mekanizëm i rëndësishëm për uljen e kostove të fermerëve në bujqësi, nxitjen për mbjellje si dhe formalizimin e tyre, si e vetmja formë për të qenë përftues.
Pavarësisht se fondet për Ministrinë e Bujqësisë nga buxheti i shtetit në 3 vitet e ardhshme janë në rënie, numri i fermerët që përfitojnë grante nga Skemat Kombëtare në bujqësi parashikohet që të rritet.
LEXONI GJITHASHTU:
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi