Rreth 900 tërmete u regjistruan në Islandë gjatë ditës, 4 mijë njerëz u evakuuan
Ndërsa Islanda po përgatitet për një shpërthim të mundshëm vullkanik, dhjetëra mijëra tërmete janë regjistruar në javët e fundit dhe në jug të këtij vendi ishullor janë regjistruar rreth 900 tërmete vetëm sot, njoftuan autoritetet lokale dhe konfirmuan se pothuajse 4000 njerëzit janë evakuuar gjatë kësaj jave.
“Tani për tani ne po përballemi me një pasiguri të madhe: a do të ketë një shpërthim dhe nëse po çfarë do të jetë dëmi”, tha Matthew James Roberts, kreu i kërkimit në Shërbimin Meteorologjik të Islandës, sipas Reuters.
Banorët e qytetit të Grindavik përshkruan se si lanë shtëpitë e tyre në orët e para të mëngjesit të së shtunës gjatë një tërmeti që krijoi çarje në rrugë dhe dëmtoi strukturën e ndërtesave të banimit.
Pothuajse të gjithë banorët e këtij qyteti kanë qëndruar me familjarë apo miq. Gadishulli Reykjanes, i vendosur në jugperëndim të kryeqytetit Reykjavík, është një pikë e njohur vullkanike dhe sizmike. Në mars 2021, lava shpërtheu në mënyrë spektakolare nga një çarje në tokë midis 500 dhe 750 metra të gjerë në zonën e sistemeve vullkanike Fagradalsfjal.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës