Hetimi i tregut të barnave, Juliana Latifi: Gjatë pandemisë kërkuam fonde, por nuk i morëm
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi deklaron se me hapjen e hetimeve për tregjet farmaceutike gjatë pandemisë, ka kërkuar fonde shtesë. Por, kërkesa e saj nuk është miratuar, dhe puna për hetimin ka vazhduar me fondet në dispozicion.
Periudha e pandemisë, ndër të tjera u shoqërua edhe me abuzime të çmimeve në tregun farmaceutik. Denoncimet pranë Autoritetit të Konkurrencës, bënë që ky institucion të ndërmerrte disa hetime, njëkohësisht të kërkonte edhe fonde për t’i ndjekur ato. Por, kreu i këtij Autoriteti, Juliana Latifi deklaron nga buxheti nuk i është akorduar lekë shtesë.
“Ne kërkuam një shtesë, për shkak të hetimeve dhe të vendimmarrjes së Autoritetit të Konkurrencës, sidomos në tregjet që kanë të bëjnë me pandeminë, si tregu i farmaceutik, tregu i produkteve para mjekësore, apo dhe tregje të tjera që kemi në procedurë hetimore, por nuk morëm OK”, tha znj. Latifi.
Kjo deklaratë e Latifit, u bë në Komisionin e Ekonomisë, teksa u diskutuan dhe u miratuan ndryshimet në strukturën e këtij institucioni.
Po ashtu Komisioni dëgjoi edhe programet e dy prej tre kandidatëve për anëtar në Autoritetin e Konkurrencës, Pajtim Melani dhe Denar Biba. Kandidatura tretë, Zhaklina Peto nuk ishte e pranishme në seancë.
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera