Vota e emigrantëve, Mark Gjonaj: Mashtrimi më i madh i politikanëve të Shqipërisë

17 Shkurt 2021 | 18:30

Ndërsa debatet e politikes së ditës në Shqipëri janë përqendruar tashmë tek fushata që, edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht, është duke vazhduar, duket se një çështje e madhe që është premtuar në mënyrë sistematike, është braktisur.

Vota e emigrantëve, tashmë duket zyrtare se nuk do të jetë e pranishme as këto zgjedhje. Ndërsa në Kosovë, përmes postës mbërritën të paktën 100 mijë vota, dhe mijëra votues të tjera mbërritën në Prishtinë me avionë për t’iu bashkuar votuesve në zonat e tyre.  

Mark Gjonaj,  kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se ndihen keq që akoma diaspora nuk gëzon të drejtën e votës. Ai thotë se ky premtim është bërë nga të gjithë liderët dhe politikanët por nuk ka pasur vullnet për ta realizuar.

“Ky është mashtrimi më i madh që kur është hapur Shqipëria (rrëzimi i komunizmit)”, tha ai edhe pse shton se akoma kohë për ta realizuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Mark Gjonajt i gjithë problemi qëndron tek mungesa e vullnetit. Ai tregon shembullin e Kosovë që në zgjedhjet e vitit 2010 kishte vetëm 5 mijë votues nga diaspora ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte 175 mijë votues të regjistruar.

Z. Gjonaj nënvizon se sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri rreth 40% e popullsisë jeton jashtë territorit të vendit dhe bëhet fjalë për mbi 1 milion qytetarë dhe nga këta vetëm 32 mijë janë të regjistruar.

“Kjo është qesharake, në kohë të nevojës dhe ditë të vështira i kanë gjet shqiptarët se ku janë, jo më larg se tërmeti. Sot kur mund t’i gjesh me anë të teknologjisë vetëm vullneti mungon. Liderët që kemi nuk duan që diaspora të marri pjesë në zgjedhje”, përfundon z. Gjonaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026