Rusia rikthen sulmet ndaj qytetit kyç në Ukrainë, viktima e të plagosur

14 Nëntor 2023 | 14:36

Tre persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse në qytetin jugor të Khersonit, në Ukrainë.

Trupat ruse braktisën qytetin dhe anën perëndimore të lumit Dnipro vitin e kaluar, por tani bombardime të rregullta po vijnë nga krahu lindor i tij.

Trupat ruse raportohet se kanë sulmuar edhe qytetin e Kharkivit me raketa “S-300” mbrëmjen e 12 nëntorit, por pa shkaktuar viktima.

Ndërkohë, në Bruksel zyrtarët evropianë po finalizojnë detajet e fundit të paketës së 12 të sanksioneve ndaj Rusisë.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të 2022-shit, BE ka aplikuar 11 paketa masash për të reduktuar aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën.

Sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paketa e fundit do të përfshijë ndalimin e eksportit të lëndëve të reja, përfshirë diamantët, si dhe masa për të përforcuar çmimin kufizues të naftës, me qëllim tkurrjen e të ardhurave që Rusia siguron nga shitja e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026