Qeveria “Draghi” votohet në Senat, kryeministri thirrje për unitet për të luftuar pandeminë
Kryeministri italian, Mario Draghi ka fituar lehtësisht votën e besimit në dhomën e sipërme të Parlamentit.
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane para Senatit u zotua se do të bëjë gjithçka që duhet për të shpëtuar Italinë nga pandemia dhe për të rimëkëmbur ekonominë e saj.
Senati votoi me 262 vota pro dhe 40 kundër për të mbështetur qeverinë tekniko-politike të 73-vjeçarit.
Në fjalën e tij, Draghi prezantoi planin e tij ekonomik duke kërkuar që në qeverinë e tij të ketë unitet.
Por detyra e cila ka nevojë për reagim emergjent është përballja me pandeminë.
“Detyra kryesore për të cilën jemi thirrur të gjithë, duke nisur nga unë si kryeministër është të luftojmë me të gjitha mjetet pandeminë dhe të kujdesemi për të mbrojtur jetën e bashkëqytetarëve tanë. Është një sfidë ku duhet të luftojmë të gjithë së bashku. Virusi është armiku I çdokujt. Angazhimi ynë shtohet dhe duhet të veprojmë edhe në kujtim në atyre që nuk janë më mes nesh”, u shpreh Mario Draghi, kryeministër i Italisë.
Qeveria Draghi u betua para Presidentit Mattarella gjatë fundjavës duke pasuar qeverinë e Giuseppe Conte një nga kryeministrat më popullor që nga qershori 2018, i cili u dorëhoq pasi humbi mbështetjen e aleatëve. Pasi dështuan përpjekjet për të krijuar një qeveri të tretë Conte, Draghi u thirr për të formuar një qeveri të profilit të lartë, të cilësuar jo-politike.
Sot Draghi pritet të marrë votëbesimin edhe në dhomën e ulët të deputetëve duke siguruar një mbështetje ndërpartiake.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë