Mbërrijnë në Mal të Zi 2 mijë dozat e vaksinave të dhuruara nga Serbia, procesi nis së shpejti

18 Shkurt 2021 | 07:05

Pas Maqedonisë së Veriut, Serbia i dhuroi vaksina edhe Malit të Zi.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, e cila konfirmoi se Serbia dërgoi 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V.

Për procesin e vaksinimit shefja e kabinetit të Komunës se Tuzit, Drita Rukaj u shpreh në Euronews Albania se vaksinat kanë mbërritur ditën e djeshme dhe procesi pritet të nisë sa më parë.

Zonja Rukaj u shpreh më tej se në komunën e Tuzit fatmirësisht nuk ka një rrije të numrit të vdekjeve gjatë javëve të fundit.

Deri më tani Mali i Zi nuk ka filluar ende procesin e vaksinimit, megjithëse numri i rasteve të infektuara me COVID-19 vazhdon të jetë një nga nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

Lexoni gjithashtu:

Serbia dhuratë Malit të Zi, sot mbërrijnë 2 mijë doza të vaksinës Sputnik V

Nis vaksinimi në RMV, dozave të siguruara nga Serbia do t’i shtohen dhe 200 mijë nga Kina

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026