Përplasi “Benzin” dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 42-vjeçari. Ishte i dehur

15 Nëntor 2023 | 13:08

Një 42-vjeçar në Pogradec është arrestuar në flagrancë, pasi ndërsa drejtonte automjetin tip “Volkswagen” përplasi një “Benz” dhe u largua nga vendngjarja.

Policia arriti ta kapte dhe pasi i bën testin e alkoolit, shoferi rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

“Arrestohet E. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Stropskë, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Më pas, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta reagon në gjykatë për operacionet e SPAK, pyet Blushin: Sa ka shkuar euro pas këtyre sekuestrimeve?

Këtë të enjte po zhvillohet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika...
10:46 | 18/06/2026

Kontrolle në vijën bregdetare të Vlorës, autoritetet lirojnë plazhet publike për pushuesit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë një aksion në të gjitha plazhet e Vlorës për lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me rregullat....
10:32 | 18/06/2026

Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur disa...
10:21 | 18/06/2026