“Nuk e zgjodhi Berisha”- Vangjel Dule: Beleri është i burgosur politik
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, është shprehur se kryebashkiaku i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është një i burgosur politik.
Komentet Dule i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama e ka përdorur politikisht çështjen, duke nxitur elementët nacionalistë.
Ai tha gjithashtu se Belerin nuk e zgjodhi Berisha, por u zgjodh me propozim të OMONIA-s dhe PBDNJ-së.
“Belerin nuk e zgjodhi Berisha, por procedurat tona që i kemi prej vitesh. Në zonat tona ka një bashkëpunim të madh mes Omonias dhe PBDNJ. Kandidatura u propozua dhe koalicioni e pranoi.
Është në nderin e Mitsotakis dhe e kundërta për Ramën, pasi Beleri është një i burgosur politik, jo i sistemit, por i Ramës. Rama nuk ka pushuar që para arrestimit të Belerit që të bëjë politikë, të ndërsejë pjesën nacionaliste të elektoratit. Mitsotakis e ka trajtuar në rrafshin e të drejtës.
Mitsotakis është një kryeministër që ka vizituar trevat e minoritetit etnik grek dhe kjo e dallon nga kryeministrat e tjerë. Kemi çështjen Beleri dhe shumë çështje të tjera ndaj të cilave nuk ka pasur asnjë vëmendje. Kishim psh raportin që është një ngjarje madhore për të drejtat e komuniteteve. Përveç një konference shtypi, në Shqipëri nuk pati asnjë diskutim për këtë raport”, është shprehur Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë