“Beteja për 20 përqindëshin”- Bido: Tezë e rrezikshme! Pse Dule foli për asocacion

4 Nëntor 2023 | 18:39

Studiuesi Ardit Bido prezantoi në studion e Euronews Albania, librin “Beteja për 20 përqindëshin”, i cili trajton çështjet e identiteti etnik në zonat e Bregdetit në Shqipëri.

Sipas Bidos, libri pasqyron fluiditetin e identitetit etnik në tri fshatra të Himarës dhe në popullsinë kuçovllehe të Konispolit dhe implikimet politike që tentohen të krijohen artificialisht përmes censusit të këtij viti.

Sipas tij po tentohet që artificialisht të rritet numri i të vetëdeklaruarve grekë në mënyrë që më pas të aplikohen tezat e hedhura nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për asocacion dhe për mandate të rezervuara për minoritarët në parlament.

Ai theksoi se mandatet e rezervuara ulin përfaqësimin e minoritarëve grekë në parlament, pasi do të jenë 2 ose 3, nga 4 deputetë që janë aktualisht, si dhe do të krijonin parti etnike të ngjashme me Listën Serbe në Kosovë.

E gjithë kjo sipas studiuesit do të ishte e rrezikshme, pasi do të sillte një rritje të nacionalizmit në ato zona dhe do të prishte harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe grekëve.

“Deputeti më pak i votuar i Tiranës, Vangjel Dule, filloi të fliste për termin asocacion. Filloi të thoshte që duhet të ketë mandate të rezervuara për grekët në Shqipëri. Se duhet të kuptojmë pse hidhen këto teza. Mandate të rezervuara për grekët kërkohen 2-3.  Në parlamentin e kaluar ka pasur 7 deputetë me kombësi greke, në këtë parlament ka 4. Mandatet e rezervuara nuk bëhen për të rritur përfaqësimin e parlamentit.

Minoriteti përfaqësohet në parlament pikërisht se nuk është nacionalist, një deputet minoritar i respektuar, votohet pa frikë nga shqiptarët, ashtu sikurse minoritarët  votojnë pa frikë një deputet me kombësi shqiptare.

Kjo bëhet për të ndarë listat elektorale që greku të votojë vetëm grekun dhe shqiptari vetëm  shqiptarin, që të krijohen parti etnike ashtu siç janë në Kosovë dhe në vendet e ish-Jugosllavisë.

Kjo tezë nuk e rrit përfaqësimin, por rrit nacionalizmin në zonë, pasi kur orienton votën dhe bashkë me të orienton dhe interesat.

Janë teza të rrezikshme, që hidhen si gjoja pa të keq por janë të orientuara drejt kësaj, “betejës për 20 përqindëshin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026