KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet, dy faktorët që ndikojnë
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet deri në fund të vitit 2024. Parashikimin e bën Komisioni Europian, i cili merr si bazë krahasimi vitin 2022 dhe argumenton se ky frenim do vijë nga rënia e konsumit privat si rrjedhojë e çmimeve të larta. Po ashtu ndikim do të ketë edhe frenimi i punësimit dhe efekti negativ që po jep forcimi i lekut në tregun e eksporteve.
Edhe investimet privat priten në rënie si rrjedhojë e shtrëngimit të kushteve të financimit po ashtu dhe ato publike, pasi do të kërkohen më shumë fonde për politikën e rritjes së pagave.
Sektori që pritet të ketë ecurinë më të mirë është ai i turizmit, i ndikuar nga oferta e lirë e Shqipërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës turistike.
Sipas raportit të vjeshtës së Komisionit Europian, pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024.
Ripërshpejtimi i konsumit dhe investimeve private pritet të rrisë rritjen ekonomike në 3.7% në vitin 2025. Reduktimi i borxhit publik parashikohet të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në vitet e mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil