“Ekonomia do vijojë të rritet”, Sejko: Inflacioni kthehet në objektivin 3%
Guvernatori Sejko tha gjatë një konferencë të përbashkët me shefen e misionit të FMN-së, Anke Weber dhe ministrin e Financave, Ervin Mete, se Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon.
Ai theksoi se vitin tjetër inflacioni do të kthehet në objektivin 3%, por tensionet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë në rritjen e inflacionit.
“Parashikimet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë viteve në vijim, ndërsa inflacioni do të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit të ardhshëm. Ky parashikim faktorizon uljen e mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë dhe një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës në ekonomi. Megjithatë, analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen”, tha Sejko.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë