Haga lë në burg ish-krerët e UÇK
Trupi gjykues ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vendosur që Rexhep Selimit t’i vazhdohet paraburgimi.
Trupi gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që i pandehuri Rexhep Selimi të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Aty përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi, mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore ose që pritet të paraqiten në gjykatë”, thuhet në vendimin e Hages.
Pas vazhdimit të paraburgimit për Rexhep Selimin, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i ka dhënë të njëjtën masë edhe Jakup Krasniqit. Sipas vendimit, ndaj tij është kërkuar vazhdimi i masës së paraburgimit, pasi nuk ekziston ndonjë ndryshim i rrethanave që nga vendimi i kaluar.
Kjo ndërsa mbrojtja e Krasniqit ka kërkuar lirimin e tij duke pohuar se tani tri vjet pas paraburgimit të tij fillestar, çdo rrezik i mbetur dhe i identifikuar nga paneli është i pamjaftueshëm për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut