Nxënësi i shkroi Letër, Rexhep Selimi befason nga Haga

9 Maj 2023 | 09:49

Gur Ademi, nxënës i shkollës “Elena Gjika” i ka shkruar letër Rexhep Selimit me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish-deputeti i LVV-së, në shenjë falënderimi i ka bërë një pikturë me emblemën e UÇK-së dhe përmes gruas së tij Shqipes ia ka dërguar Gurit, bën të ditur T7 në një raportim të veçantë.  Më 17 shkurt, ditën kur Kosova e feston Pavarësinë, Gur Bekaj shkroi një letër për komandantët e UÇK që ndodhen në Hagë.

Në letrën e tij ndër të tjera Guri 7-vjeçar shkruante:

I dashur ushtar!

Unë jam Gur Bekaj, nxënës në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë. Kam vendos me ju falenderu që në kohën me të vështirë për Kosovën ju keni luftu dhe na keni mbrojt.

Unë e di që gjatë luftës janë vra shumë gjyshër, fëmijë e mësues.

Kjo është e tmerrshme por fal jush ne sot jetojmë të lumtur në Kosovë.

Prandaj për nder të Pavarësisë ju dëshiroj shumë suksese dhe ju falënderoj në emër të fëmijëve të Prishtinës!

Kjo letër e nisur nga Prishtina kishte mbërritur në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe duket se përmbajtja e kësaj letre e kishte emocionuar shumë Rexhep Selimin.

Rexha që brenda burgut, zhvilloi talentin edhe në pikturë, i dërgoi Gurit një dhuratë të cilën në shkollë ia solli, bashkëshortja e tij, po kështu ish-luftëtare e UÇK, Shqipe Selimi bashkë me vajzën e saj.

Dhurata e ardhur nga Haga, me një mbishkrim për Gurin ka qenë befasi për të gjithë.

Emblema e UÇK-së e pikturuar nga Rexhep Selimi do të jete kujtimi më të bukur për 7-vjeçarin në një moment tjetër të vështirë për ata qe sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Emblema e UÇK është krenari për çdo ushtar që e mbajti atë e ndoshta porosia indirekte e Rexhës ka qenë që këtë krenari ta trashëgojnë brez pas brezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026