Spiropali i përgjigjet Bylykbashit: Bashën nuk e bën dot fitues as Ilir Meta dhe as Zoti
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi në Euronews Albania deklaratën e Oerd Bylykbashit se të drejtën për të propozuar kryeministrin e merr koalicioni që garanton 71 mandate.
Spiropali u shpreh se kjo është “një përpjekjeje e dëshpëruar dhe për t’i dhënë zemër mbështetësve të tyre, që ne kemi presidentin që mund ta na sigurojë fitoren në shkelje të plotë të kushtetutës dhe ligjshmërisë”.
“Pra shkurt që Basha është humbës, por hajd të gjejmë tani hapësira antikushtetuese për ta bërë fitues. Nuk e bën do humbësin fitues as Ilir Meta, as Oerd Bylykbashi dhe as Zoti vet”, tha Spiropali.
Kjo deklaratë e ministres erdhi, pasi dy ditë më parë Bylykbashi tha në emisionin ‘Ilva Now’ se Kodi i ri Zgjedhor përcakton qartë se si formohet shumica qeverisëse.
Për këtë ai mori si shembull edhe nëse rezultati i 25 prillit do t’i japë PS-së më shumë mandate si parti, e drejta për të formuar qeverinë do t’i takojë PD dhe LSI.
Sipas tij partia ose koalicioni që ka më shumë mandate mund t’i propozojë presidentit kryeministrin e ri.
Lexoni gjithashtu:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet