Super reforma e Melonit: Kryeministri i Italisë të zgjidhet direkt nga votuesit
Ajo e ka quajtur “nëna e të gjitha reformave”. Propozimi i Giorgia Meloni që votuesit të zgjedhin direkt kryeministrin e Italisë është një prej objektivave më ambiciozë të saj. synimi është të garantojë më shumë stabilitet në një vend ku koalicionet qeveritare zgjasin vetëm pak muaj, në mos javë.
Pak ditë më parë kabineti aprovoi propozimin, por votuesit janë ata që do të thonë fjalën e fundit. Një referendum do të mbahet nëse dy të tretat e ligjvënësve dështojnë në aprovimin e reformës. Raundi i parë i votimit do të jetë në Senat, edhe pse një datë nuk është caktuar ende.
Gazetarja e Euronews Giorgia Orlandi, deklaroi: “Kjo reformë mund të rezultojë një rrugë me gunga për Melonin, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje. Është herët të thuhet nëse ajo do mund të mbështetet në një shumicë solide për të shmangur referendumin dhe se çfarë do të ndodhë me Melonin nëse ajo e humb këtë betejë. Ish-kryeministri Matteo Renzi bëri të njëjtën gjë një dekadë më parë, por referendumi mbi paketën kushtetuese të tij dështoi dhe çoi në dorëheqjen e tij”.
“Kjo nuk do të jetë e lehtë për Melonin për shkak se reforma e propozuar nuk është pritur mirë jo vetëm nga opozita, por dhe nga koalicioni në pushtet. Gjithashtu do të duhen rreth 18 muaj për të diskutuar projekt/ligjin”,deklaroi Raffaele Bifulco, profesor për Ligjin Kushtetues, në Universitetin Luigji të Romës.
Sipas sondazheve të fundit, shumica e italianëve bie dakord mbi ndryshimin e propozuar dhe nëse reforma aprovohet do të përbëjë një sukses të madh për Melonin.
“Suksesi i reformës jo vetëm do të përforcojë lidershipin e Giorgia Melonit, por do t’i dërgojë Evropës dhe botës mesazhin se Italia po kërkon më shumë stabilitet politik”, deklaroi Bifulco.
Zgjedhja direkte e kryeministrit të Italisë do të kërkojë një rishikim të sistemit aktual elektoral për të shmangur surprizat e minutës së fundit. Prioriteti i Melonit është vendosja e një rekordi të ri dhe të ketë sukses aty ku të tjerët kanë dështuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë