Arian Çani: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë më asnjë marrëdhënie
Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Greqinë nuk janë më ekzistente.
Sipas tij çështja Beleri ka dëmtuar ndjeshëm raportin, ndërsa ngriti dhe pyetjen për të disatën herë se përse nuk lejohet betimi i Belerit. Gzetari theksoi se kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin në burg, pra ai mund të ‘kalbet’ në burg, por nuk ka pse t’i mohohet e drejta për t’u betuar.
“Ishte për t’u kaluar reforma e pensioneve për shqiptarët, do rregulloheshin, siç është bërë me Italinë. Ka qenë pjesë e vullnetit të përbashkët, është stopuar. Unë thash vetëm një gjë se ka shumë, ka disa gjëra se s’ka ndonjë gjë të madhe. Që kur u tërhoqën grekët në vitin 2008 pas krizës, nuk gëlonte ndonjë gjë greke këtu, kishte kohë që ishin tërhequr. Vendet në kufi kanë probleme, Franca me Gjermaninë kanë pasur probleme dhe shumë vende të tjera si Çekia me Poloninë e këto, nuk shkojnë fare, por s’po flasim për këto. Le ta marrim sikur Beleri dhe grekët nuk janë në terezi dhe kërkojnë qiqra në hell, meqë Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, pse s’e lë të betohet dhe të vazhdojë burgun?” – u shpreh Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta