“Të takoj në BE”- I siguroi kontratë false të riut afrikan, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar nga Kosova, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i siguroi një shtetasi të huaj, kontratë punësimi fiktive, me qëllim që pasi të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte kundrejt pagesës, që të kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.
Policia e kryeqytetit bën me dije se ka proceduar penalisht dhe 24-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, i cili kishte hyrë në Shqipëri me dokument (vizë) të falsifikuar, që ia kishte siguruar 30-vjeçari.
Policia ka sekuestruar dokumentet e falsifikuara dhe ka kaluar në prokurori materialet proceduriale për veprime të mëtejshme.
Sakaq, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. M. i ka siguruar kontratë punësimi fiktive shtetasit A. K., nga Bregu i Fildishtë, me qëllim që pasi ai të hynte në Shqipëri, ta ndihmonte atë, kundrejt fitimit, për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e huaj, A. K., 24 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush