PD do hapë negociatat me BE brenda 6 muajsh? Bumçi: Është shumë e thjeshtë, duhet vetëm vullnet politik

18 Shkurt 2021 | 18:57

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në një intervistë për Euronews Albania tha se Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha, nëse fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit do të arrijnë të hapë kapitujt për negociatat me BE brenda 6 muajsh.

Sipas tij, në 8 vitet e qeverisjes së Ramës, Shqipëria ka qenë në vendnumëro sa i përket procesit të integrimit evropian, madje ka bërë hapa prapa në këtë drejtim pasi kushtet për Shqipërinë u shtuan nga 5 në 15.

Ish-ministri i Jashtëm tha se kryedemokrati Lulzim Basha e ka dëshmuar se ka arritur të fitojë sfida të mëdha kur ka mbajtur poste të rëndësishme teksa rikujtoi futjen e Shqipërisë në NATO kur z. Basha mbante postin e ministrit të Jashtëm apo liberalizimin e vizave.

Ai mohoi të ketë pasur skepticizëm në drejtim të Shqipërisë nga ana e BE lidhur me procesin e  integrimit, por vonesat sipas z. Bumçi janë krijuar vetëm nga qeveria aktuale dhe kryeministri që nuk kanë mundur të plotësojnë kushte shumë të lehta, siç është krijimi i një Gjykate Kushtetuese.

“Janë lehtësisht të realizueshme kushtet e vëna, mjafton që qeveria të mos marrë kompetenca të institucioneve të tjera. Vullneti është i plotë te Basha dhe opozita, e ka treguar kur u realizua liberalizimi i vizave.

Ka pasur një vullnet të jashtëzakonshëm të BE në favor të Shqipërisë, nuk ka ngrirje të procesit të zgjerimit; Mali i Zi, RMV dhe Serbia kanë përparuar shumë më tepër se ne me hapjen e kapitujve të negociatave. Po të na kishin vënë kushte të vështira, e kuptojmë që nuk arrihen, por kushtet e vëna janë shumë të lehta. Është vetëm çështje e vullnetit politik”, tha z. Bumçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026