Tensionet në Kosovë, reagimet për paralajmërimin e Zelenskyt
Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky paralajmëroi një ditë më parë konflikte në Ballkan për shkak të interesave që ka Rusia në rajon. Ai kërkoi nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në zhvillimet në këtë rajon.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Në fund të fundit, nëse partnerët nuk bëjnë diçka tani, atëherë do të ketë një shpërthim atje përsëri, dhe sërish-kjo nuk do të jetë një histori e re. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë,” – deklaroi Zelensky.
Kjo deklaratë e presidentit Ukrainës ka nxitur reagime nga politikanët në rajon dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Deputetja britanike, Alicia Kearns, thotë se prej muajt qershor të këtij viti ka paralajmëruar se zhvillimet në Kosovës janë të rrezikshme. Ajo thotë se ndërkombëtarët duhet të jenë më të përkushtuar për të gjetur zgjidhje në këtë rajon.
Për mesazhin e Zelenskit ka reaguar dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. Ai shprehet se mesazhi i presidentit të të Ukrainës është i qartë dhe Rusisë i intereson destablizimi i shteteve në kufi të Bashkimit Europian.
Plenkoviç shprehet se Rajoni ka disa vatra tensioni që kërkojnë vëmendje ndërhyrje nga komuniteti ndërkombëtar.
Shqetësim për deklaratën e presidentit ukrainas ka shprehur edhe kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus. Knaus shprehet se paralajmërimi i Zenenskit është i qartë, por “ por BE-ja, Gjermania dhe të tjerët po qëndrojnë në gjumë duke lejuar afrimin e një dështimi tragjik”.
Edhe një pjesë e politikanëve të moderuar në Serbi kanë shprehur shqetësim për deklaratat e Zenenskit dhe kërkojnë që qeveria serbe të distancohet nga qëndrimi neutral ndaj Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM