“Ndryshime kyçe në teknologji”, Biden: Të sigurohemi që të jetë për mirë

18 Nëntor 2023 | 15:33

Presidenti amerikan Joe Biden ishte mes liderëve të parë të vendeve të APEC që la San Franciskon në ditën finale të samitit. Më herët ai ia kaloi zyrtarisht drejtimin e takimit presidentes së Perusë, Dina Boluarte, që do të mirëpresë samitin vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij, Biden e vuri theksin tek ndryshimet digjitale.

“Do të shohim më shumë ndryshim teknologjik në 10 vitet e ardhshme sesa kemi parë në 50 vitet e shkuara. Ky nuk është një ekzagjerim. Do të shohim një ndryshim aq të shpejtë dhe së bashku do të sigurohemi që ky ndryshim të jetë për mirë”, tha Biden.

Biden e përdori mundësinë edhe për të biseduar mbi Fentanilin, një drogë sintetike dhe e shumëpërhapur në Shtetet e Bashkuara. Çështja në fjalë ishte në fokus edhe në takimet që ai zhvilloi me homologun meksikan Manuel Lopez Obrador dhe atë kinez Shi Xhinping.

Meksika mendohet të jetë aksi për kalimin e drogës, ndërsa Kina origjina e substancës së saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026