Biden paralajmëron Izraelin: Pushtimi i Gazës do të ishte “gabim i madh”
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ia ka bërë të qartë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se zgjidhja me dy shtete është përgjigja e vetme për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez dhe që pushtimi i Gazës përbën “gabim të madh”.
Biden u ka thënë gazetarëve se ai është duke bërë gjithçka që mundet për t’i liruar pengjet që po mbahen nga Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Megjithatë, Biden, ka thënë nuk mëton të dërgojë ushtrinë amerikane atje.
Presidenti Biden u ka thënë gazetarëve këtë javë se mesazhi i tij për pengjet është “duroni, po vijmë”, duke ngritur pikëpyetje se çka ka nënkuptuar me këtë fjali.
I pyetur për më shumë sqarime, Biden ka thënë se “ajo çfarë kam menduar ka qenë që po bëj gjithçka për t’i liruar. Nuk kam qenë duke folur për ushtrinë”.
Biden ka thënë se është duke punuar në këtë çështje vazhdimisht, dhe nuk do të ndalet derisa të lirohen pengjet.
Katari, ku Hamasi e ka zyrën politike, është në krye të përpjekjeve për ndërmjetësim në mes të grupit radikal dhe zyrtarëve izraelite për lirim të mbi 240 pengjeve.
Ata janë marrë prej militantëve, teksa kanë kryer sulm më 7 tetor në Izrael.
Autoritetet izraelite kanë thënë se 1.200 njerëz janë vrarë si pasojë e atyre sulmeve.
Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, që kontrollin Rripin e Gazës.
Sipas autoriteteve palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë dhe rreth 40 për qind e tyre janë fëmijë.
Biden ka thënë se Hamasi është duke kryer krime lufte, duke pasur seli ushtarake nën një spital, dhe e ka përsëritur deklaratën e një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, se është i bindur për këtë “fakt” të mbështetur prej inteligjencës amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike