Dialogu Kosovë-Serbi, Uk Lushi: Të vazhdohet, SHBA nuk ka ndryshuar qasje

19 Shkurt 2021 | 07:37

Publicisti Uk Lushi u shpreh në Euronews Albania se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qasje ndaj Kosovës, por reagime e tyre tregojnë interesimin amerikan për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Për dialogun Kosovë-Serbi, zoti Lushi theksoi se dialogu mes dy shteteve duhet të vazhdohet.

Ai nënvizoi se edhe zoti Kurti duhet të merret me këtë çështje edhe pse Kosova ka probleme të tjera të shumta.

’Kjo nuk do të thotë që ai nuk do duhej të merret me dialogun. Dialogu ka nevojë që të vazhdohet. Shpresoj që administrata e re amerikane të vazhdojë me seriozitetin e njëjtë. Shpresoj që BE më në fund do të fillojë të veprojë’, tha ai.

Ndërsa, zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ai i cilësoi jashtëzakonisht të mirë-organizuara.

‘Kjo e erë e re do të sjellë ndryshimet që votuesit i kanë kërkuar’, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Prioritetet e qeverisë “Kurti”, nga dialogu tek lufta ndaj korrupsionit

Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Ana Brnabic: Dialogu me Beogradin nuk është prioritet për të

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026