Artizanati në Gjirokastër, interes i lartë nga turistët, shqetësim punimet false

18 Nëntor 2023 | 17:06

Zhvillimi i artizanatit dhe punimeve karakteristike në Gjirokastër është një ndër pikat e forta për tërheqjen e turistëve që vizitojnë këtë qytet. Qendrat e artizanatit tërheqin vizitorët me suveniret në gur të skalitur, gdhendje druri si dhe veshjet tradicionale.

“Ne tani jemi një qytet që kemi turizëm gjithëvjetor por duke ju referuar të paktën stinës më të vizitueshme siç ishin ato të verës dua të them që një rritje të numrit dhe rritjes  së interesit nga individë të huaj edhe për artizanatin ka qenë shumë i kënaqshëm, kjo përkthehet ndryshe me porositë që ata kanë lënë për të realizuar duke parë edhe promovimet por duke i prekur edhe nga afër në këto atelietë modeste që ne kemi të artizanatit. Ne themi kështu: “Behari punon për dimrin” dhe vërtet të gjithë ata që kanë qenë në atelienë time, në punishten time më saktë nuk ka dalë njeri pa lënë porositë ose pa marrë diçka nga Gjirokastra”, thotë Eli Zhulati, mjeshtre e qëndisjes tradicionale.

“Në fluksin që kemi pasur ne me turizmin në Gjirokastër është një eksperiencë shumë e mirë që kemi fituar këtë verë pasi ishte një verë shumë e suksesshme, me një fluks të jashtëzakonshëm dhe veç prezantimit që ne pak gjëra që mundëm të bënim, duke i kthyer qendrat tona të artizanatit si klasa mësimi që turistët të vijnë, të mësojnë, njëkohësisht bëjmë edhe promovimin e pjesëve të kulturës të shtëpive që mbartin brenda”, shprehet Viktor Nurçe, mjeshtër drugdhendës.

Artizanët gjirokastritë ngrenë si shqetësim tregtimin e punimeve karakteristike false të importuara nga shtete të ndryshme ose mungesën e një ligji të veçantë për artizanatin e trashëgimisë kulturore

“Promovimi i artizanatit që do të thotë pak nga pak se nuk mund të bëhet kjo menjëherë, Pazarit karakteristik ti jepet fytyra e vërtetë e një pazari të një qyteti karakteristik”, thotë Zhulati.

Përgjatë këtij viti qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 500 mijë turistë duke regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve në vite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026