Dy persona humbin jetën nga moti i keq në Bullgari

19 Nëntor 2023 | 12:14

Dy persona kanë vdekur pasi erëra të fuqishme goditën Bullgarinë dhe Rumaninë fqinje të shtunën dhe të dielën. Shirat dhe reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuan apo vërshuan rrugët në lindje të të dyja shteteve, duke shtyrë Bullgarinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në rajonin Varna në Detin e Zi.

Një grua 43-vjeçare vdiq pasi e goditi një dru që u rrëzua në Varna mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq dy pjesëtarë të emergjencës u lënduan po ashtu, tha policia përmes një njoftimi.

Një dru ra mbi një makinë që po kalonte në Sofje të shtunën, duke vrarë vozitësin 65 vjeç dhe duke lënduar rëndë gruan e tij, thanë autoritetet.

“Moti i lig rezultoi me humbje të jetës. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm, në disa vende edhe reshje të borës, e bënë shumë të vështirë punën e ekipeve emergjente”, tha kryetari i Varnës, Blagomir Kotsev, të dielën, duke njoftuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Furnizimet me energji janë ndërprerë në pesë qarqe të komunës. Rrugët janë bllokuar për shkak të druve që janë rrëzuar”, shtoi ai.

Aeroporti në Varna vazhdon të jetë i hapur, por disa fluturime janë shtyrë apo anuluar. Dy komuna më të vogla në afërsi të Varnës po ashtu kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën.

Shërbimi kombëtar i motit në Bullgari ka aktivizuar kodin portokalli për shkak të rrezikut nga erërat e fuqishme në mbarë lindjen e Bullgarisë të dielën, duke paralajmëruar se erërat mund të arrijnë deri në 125 kilometra në orë dhe valët mund të arrijnë mbi 5 metra përgjatë bregdetit të Detit të Zi.

E njëjta stuhi ka goditur edhe Rumaninë fqinje, që ka detyruar shtetin të mbyllë portet në Detin e Zi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026