Tërmeti i 14 shkurtit të humbësit, dorëheqje dhe llogaridhënie, të vegjlit përplasen për votat
Me një rezultat ende jo përfundimtar, me rreth 47 % të votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje tronditi partitë e tjera politike, brenda të cilave filluan lëkundjet e forta.
Viktimë e parë e këtij rezultati ishte Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili dha dorëheqje.
[
cite_header=Unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërras Kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
cite_author=Isa Mustafa
cite_description=Ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
]
Dorëheqja e Mustafës, siç shpjeguan zyrtarë të LDK-së për Euronews Albania, është e parevokueshme dhe se ai nuk pretendon për mandat tjetër. Megjithatë, për kryetarët e degëve asgjë nuk ka ndryshuar.
[
cite_header=Ajo që është mirë të definohet për publikun është se kryetarët e degëve qëndrojnë në pozicionet që janë pra janë kryetarë degësh dhe vazhdojnë të funksionojnë si të tillë.
cite_author=Arban Abrashi
cite_description=Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës
]
Nëse në LDK tërmeti ishte në krye të partisë, e jo tek degët, te Partia Demokratike e Kosovës vërehet lëkundje në strukturat e saj në teren. Kjo parti u shpëtua nga votuesit në Skënderaj e Drenas, por tashmë kryetari i kësaj të fundit, Ramiz Lladrovci, përmes një letre të hapur kërkon largimin e përgjegjësve nga partia që shkaktuan humbjen.
Rezultatet e dobëta nga zgjedhjet, kanë sjellë përplasje edhe në partitë e pakicave joserbe.
Duda Balje nga komuniteti boshnjak që kandidoi me partinë e saj të sapoformuar SDU (Socijal Demokratska Unija), edhe deputetja nga legjislatura e fundit Emilia Rexhepi, ngritën shqetësimin se deputetët e minoritetit boshnjak janë përcaktuar me votat serbe dhe me ndikim direkt nga Beogradi.
Ato pretendojnë se dy nga tre deputetët boshnjakë janë përcaktuar nga presidenti serb Vuçiç, meqë ata kanë marrë vota në vendbanimet me pakicë serbe. Sidoqoftë, rezultatet përfundimtare të 14 shkurtit ende nuk janë konfirmuar nga KQZ-ja kurse jashtë Kuvendit ka mbetur edhe Nisma Socialdemokrate.
Lexoni gjithashtu:
Votat e diasporës, vijon verifikimi dhe numërimi i 43 mijë pakove me vota në Kosovë
Transparenca në procesin zgjedhor, nis publikimi i formularëve me votat e kandidatëve në Kosovë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme