Dhuna ndaj grave shqiptare, gazetarja tregon arsyet: Vrasjet po rriten dhe po përshkallëzohen

14 Janar 2020 | 09:00

Viti 2020 ka nisur me krime të tmerrshme ndaj grave në Shqipëri, duke vazhduar trendin shqetësues të viteve të fundit ku të paktën 23 prej tyre u vranë brenda dy viteve të fundit.

Një grua u grabit, përdhunua dhe më pas u mbyt në liqen në Mallakastër më 5 janar, ndërsa një tjetër grua u vra nga kunati i saj më 9 janar pasi ky dyshonte se ajo i tradhëtonte të vëllain që vuante dënimin në burg.

Gjatë dy viteve rezulton se janë vrarë në familje 23 gra dhe konkretisht në vitin 2018, 11 prej tyre u masakruan kryesisht nga bashkëshortët.

I njëjti fenomen u pa edhe gjatë 2019 ku edhe rezulton të jenë vrarë 12 gra. Vetëm gjatë vitit të fundit, mbi 3200 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje në Shqipëri.

Gazetarja, blogerja dhe aktivistja e të drejtave të grave, Zhaklina Lekatari, foli për këtë shqetësim të shoqërisë shqiptare në studion e ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ndërsa listoi arsyet se pse gratë shqiptare janë viktima të shoqërisë sonë.

“Janë disa faktorë. E para i gjithë informacioni gjenetik i trashëguar në ADN-në tonë, mungesa e edukimit, mungesa e politikave sociale të vërteta, mungesa e kushteve ekonomike shoqërore, fakti që shqiptarët janë një popull i varfër, janë një shoqëri patriarkale, janë aq të ndërlidhur këto elementë bashkë sa është i pamundur t’i zhveshësh nga njëri tjetri, por të gjitha ndikojnë në këtë situatë që po përjetojmë sot.

Vrasjet po rriten dhe po përshkallëzohen. Shoqatat duhet të kishin bërë shumë më shumë, sepse edhe në legjislacionin shqiptar parashikohet që të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë dhe me institucionet, por fatkeqësisht një pjesë e mirë e shoqërisë Civile apo të shoqatave shqiptare janë të udhëhequra nga gratë e deputetëve dhe kjo krijon një ngërç dhe një mungesë bashkëpunimi. Fonde ka patjetër, ide ka, por ato thjesht nuk zbatohen”, -tha mes tjerash, gazetarja dhe blogerja, Zhaklina Lekatari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026