Miratimi i buxhetit mes tymit dhe flakëve, PL: U ligjërua rënia e parlamentit
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar foto të Kuvendit para nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne ku në sallë shiheshin forca të shtuara të Gardës, ndërsa do të votohej për miratimin e buxhetit.
Ai shkruan bashkangjitur se fotot janë pamjet më tronditëse të historisë së pluralizmit.
Sipas Vasilit me futjen e Gardës në sallë, është thyer ligji, rregullorja e Kuvendit dhe rrjedhimisht parlamenti ka rënë.
“Parlamenti i zaptuar nga Garda de jure dhe de facto ka rëne! Në sallë 90 deputetë dhe 200 gardistë, ky është parlamenti sot. Parlamenti është totalisht i zaptuar nga Garda dhe në këtë mënyrë është ligjëruar rënia e tij. Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në rregullore të Gardës. Rregullorja e Kuvendit është kthyer në Rregullore të Gardës. Në sallën e Kuvendit s’ka asnjë të drejtë të hyjë kërrkush përveç deputetëve. Pamjet më tronditëse të historisë së pluralizmit. Grusht i shtetit i qeverisë mbi parlamentin është fakt publik në sytë e të gjithë botës,” – shkruan Vasili në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta