Miratohet buxheti, Bardhi: 4 min e 29 sek për financimin e krimit dhe miqve të Ramës

20 Nëntor 2023 | 10:31

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi të paprecedentë praninë e Gardës brenda seancës plenare, ndërsa theksoi se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, kur është respektuar ligji.

Ai ironizoi duke kujtuar masën e sigurisë së vendosur ndaj Beqajt, duke thënë se deputetët socialistë nuk kanë nevojë për gardën që të çojnë më shumë fonde në kontratat e shëndetësisë.

“Ndërsa një ish-ministër është nën hetim nga SPAK-u, ndërsa gjykata ka konstatuar që kontrata e sterilizimit është marrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe po paguhet 60 milionë euro më shumë se kostoja për shërbimin që përfitojnë qytetarët, sot kolegët e Partisë Socialiste me një gardist te koka ngritën kartonin me urdhër të Edi Ramës, për të çuar më shumë fonde, pikërisht në këtë kontratë koncesionare korruptive dhe të lidhur, të nënshkruar në kushtet e konfliktit të interesit,” – u shpreh Bardhi.

Ai theksoi se do të vazhdojnë betejën në Kuvend, jo për të drejtat personale të askujt, por për të drejtat e opozitës, e cila i shërben interesit publik.

Deputeti tha se nuk do të lejojnë punimet normale të Kuvendit, edhe nëse në këtë mënyrë nuk ndalojnë dot votimin për të miratuar ligjet.

“Votim ka pasur edhe në këto dy vite sepse mazhoranca e hajdutëve në qeveri i ka votat për t’i miratuar ligjet. Opozita nuk ka forcë për të penguar miratimin e ligjeve, si në një seancë normale, si në një seancë jo normale. Votat i ka Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe sot ka miratuar një buxhet për t’i çuar më shumë fonde krimit të organizuar dhe miqve të vet që ndan paratë e buxhetit të shtetit,” – deklaroi Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026