INSTAT: 5600 vdekje më shumë se mesatarja vjetore në 2020
Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u regjistruan 27 605 vdekje, me një rritje të ndjeshme krahasuar me numrin mesatar të vdekjeve që regjistron vendi ynë çdo vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm gjatë 3-mujorit të fundit humbën jetën 9397 persona, ose 73% më shumë periudha tetor-dhjetor e vitit 2019.
Rritja e fataliteteve duket të jetë e lidhur ngushtë me virusin COVID-19, i cili vijon të jetë aktiv në popullatë. Sa i përket qarqeve, rritjen më të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës e regjistrojnë: Lezha, Elbasani dhe Tirana, ku vihet re një rritje me mbi 30%. Dibra dhe Vlora nga ana tjetër, regjistrojnë rritjen më të vogël.
Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat është edhe numri i lindjeve, në rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar, me 1.7% në terma vjetorë, dhe e përhapur thuajse në çdo qark të republikës përveç Tiranës, Shkodrës e Lezhës. Në shifra, gjatë tremujorit të katërt 2020 lindën 7 011 beve, ose 900 fëmijë më pak se në tremujorin e katërt 2019.
Rritja e ndjeshme e vdekjeve dhe ngadalësimi i lindjeve ka bërë që shtesa natyrore në vendin tonë të shkojë pranë vlerave negative.
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve