“Të presim mundësinë e favorshme”- Vuçiç për Kosovën: 2024 do jetë viti më i keq

20 Nëntor 2023 | 15:47

Presidenti serb thotë se viti 2014 do të jetë më i keq për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Në fjalimin e mbajtur para akademisë së Shkencave, Vuçiç u shpreh se për Kosovën duhet të fitojnë kohë duke pritur që gjërat të ndryshojnë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit serb deklaroi se detyra e tij është të ruaj integritetin territorial të republikës duke përfshirë dhe Kosovës.

Vuçiç la të kuptohet se në situatën aktuale është më mirë që Serbia të fitojë kohë sesa të pranojnë të heq dorë nga Kosova. Sipas tij, në fazën, aktuale Serbia do të fitonte asgjë.

“Askush nuk do të japë asgjë. Edhe sikur të pranojmë me premtimet që ata bëjnë, nuk do të merrnim asgjë në planin taktik apo strategjik për vendin tonë. Është e rëndësishme të mbrojmë atë që na përket, të ruajmë paqen dhe të mos rrezikojmë të ardhmen e vendit, dhe prisni një mundësi të favorshme”, deklaroi Vuçiç.

“Ajo që më frikëson mua, në epokën e rrjeteve sociale, është se përbuzja dhe urrejtja janë bërë gjërat më e rëndësishme. Kam frikë se viti i ardhshëm do të bëhet më i keq, se do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira, më shumë se sa na solli viti 2023”, theksoi Vuçiç.

Vuçç u shpreh se Akademia e Serbisë është institucioni që ka ndihmuar serbinë në kalimin e momenteve më të vështira historike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026