Mister personi që e bleu, shitet për 1.9 milionë euro kapelja e Napoleon Bonapartit
Një kapele që i përket Napoleon Bonapartit kur ai sundoi Francën në shekullin e 19-të është shitur për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris.
Kapelja e zezë prej kastori vlerësohet se do të arrinte cmimin 600 mijë dhe 800 mijë € por shitja e saj theu cdo pritshmëri.
Nuk ka ende informacion se cili është personi i cili bleu kapelen e Napoleonit.
Historianët thonë se kapelja ishte pjesë e markës së tij. Dizajni i saj e bënte atë të dallueshëm në betejë. Napoeloni zotëronte rreth 120 kapele.
Megjithatë mendohet se kanë mbetur vetëm 20 të tilla e shumë prej tyre janë në koleksione private.
Bashkë me kapelen në shitje janë edhe relike të tjera të Napoleonit të mbledhura nga një industrialist që vdiq vitin e kaluar.
Por specialistët thonë se kapela është graali i vërtetë i shenjtë.
Perandori mbante kapelën e tij ku maja e saj ishte paralel me supet, e njohur si “en bataille” në betejë, ndërsa shumica e oficerëve të tij mbanin kapelet e tyre pingul me shpatullat.
Artikuj të tjerë që shiten përfshijnë një pjatë argjendi të grabitur nga karroca e Napoleonit pas humbjes së tij në 1815 në Waterloo dhe një çantë kote prej druri që ai zotëronte, brisqe, një furçë dhëmbësh argjendi, gërshërë dhe sende të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush